Mbyllet seanca e jashtëzakonshme në ora 1 pas mesnatës, s’ka kourum për votim
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK dhe LVV po mbyllet në ora 1 të natës, ndërsa nuk kishte kourum për ta votuar rezolutën e propozuar nga LDK dhe LVV. Votimi për këtë rezolutë mbeti të bëhet të ejtën para seancës së rregullt, e cila pritet të fillojë në ora 10:00
Në Kuvendin e Kosovës u debatua rreth mosliberalizimit të vizave.
Divergjenca ishte e qartë mes partive e pozitës dhe partive opozitare. Opozita kritkoi Qeverinë për mosliberalizimin e vizave. Derisa deputetët e subjekteve politike që qeverisin thanë se Qeveria ka plotësuar kushtet e BE-së lëvizje të lirë.
Seanca e Kuvendit e Kosovës është mbyllur në ora 1 pas mesnatës. /Ballkani.info/