Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën kryesore që të çon në fshatin Banjskë (majtas) prej rrugës magjistrale Prishtinë – Rashkë.
Sipas reporterëve të Radios Evropa e Lirë, trafiku në rrugën magjistrale është i hapur dhe nuk ka shumë njerëz.
Situata aty është përshkruar si e qetë.
Në fshatin tjetër të Zveçanit, Radarë, janë parë njësitet speciale të Policisë së Kosovës.







