Mbyllet restoranti nudist në Paris

Restoranti i parë nudist në Paris është detyruar të mbyllë dyert, 15 muaj pas hapjes sepse nuk arriti të tërheqë konsumatorë mjaftueshëm.

O’Naturel, i vendosur në rrethin e 12-të të qytetit, do të mbyllë dyert përgjithmonë në shkurt, zbuluan pronarët Mike dhe Stephane Saada.

Restauruesit, që hapën O’naturel në nëntor 2017, thanë: ‘Do të kujtojmë vetëm kohërat e mira, duke takuar njerëz të bukur dhe klientë që ishin të kënaqur për të ndarë momente të jashtëzakonshme’.

Mike dhe Stephane, binjakë 42 vjeç, vendosën të hapnin restorantin nudo pavarësisht se vetë nuk ishin të tillë.

Dyshja tha se ata thjeshtë panë një mundësi biznesi në një vend që është një nga destinacionet më të mira të botës nudiste.

Në atë kohë, Stephane tha se plazhet nudiste dhe vendpushimet e tjera turistike u ofruan njerëzve mundësinë vetëm për të ‘qenë nudistë në verë’ dhe se restoranti i tij do ta mbante stilin e jetës gjatë gjithë vitit.

Darkuesit lanë rrobat dhe telefonat e tyre në një gardërobë pas mbërritjes dhe kishin vetëm një palë pantofla në dhomën e ngrënies.