Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri 3-1 Bjellorusi. Manaj shënon eurogol

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi.

Kuqezinjtë janë duke triumfuar 3-1 falë dopiuetës së Cikalleshit dhe një goli të Rej Manaj.

Cikalleshi 19′ , 27′ / Skavish 35′ / Manaj ‘44

Me këtë rezultat Shqipëria e mbyll grupin në vend të parë duke lënë pas pikrëisht bjellorusët.

PËRFITIMET NËSE DALIM TË PARËT NË GRUP

Kjo ndeshje, për vendin e pare, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Se pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë lige. Se dyti, vendi i pare e ngjit Shqipërinë ne Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe me te forta, me më tepër te ardhura etj.

Se treti, vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar në renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shumë…

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Krahas barazisë në përballjet direkte, sa herë është bërë fjalë për arritje në kualifikuese, Bjellorusia e ka mbyllur gjithmonë në avantazh ndaj Shqipërisë.