Mbyllet pishina e njohur – intervenon Policia e Kosovës

Pishina e njohur “Zhiron” në Korroticë të Ultë të Drenasit është mbyllur sot nga Inspektorati komunale në asistim me Policinë e Kosovës.

Kjo pasi që me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e Covid-19, ndalohet veprimtaria e pishinave të hapura.

Nga pishina janë larguar personat që ishin brenda, dhe është mbyllur me shenjat zyrtare nga inspektorët deri në vendimin e ri të Qeverisë, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga komuna.

Njoftimi i plotë:

‘’Mbyllet pishina “Zhiron” në Korroticë të Ulët

Inspektorët komunal në asistimin e Policisë së Kosovës, duke zbatuar Vendimin e Qeveirsë nr. 01/17 i datës 28.07.2020 ku ju ndalohet ushtrimi i veprimtarive pishinave, kanë mbyllur pishinën “Zhiron” në Korroticë të Ulët.

Ky veprim është marr nga inspektorët komunal, pasi që pishina “Zhiron” ka qenë duke punuar dhe me vendimin e lartcekur, kjo veprimtari është e ndaluar. Inspektorët dhe policia kanë larguar personat që kanë qenë brenda në pishinë, ndërsa pishina është mbyllur me shenjat zyrtare nga inspektorët deri në vendimin e ri të Qeverisë.

Ndaj biznesit do të merren masat për thyerjen e Vendimit, sipas dispozitave ligjore në fuqi.’’