Mbyllet për qarkullim rruga kryesore Hani i Elezit-Gorancë-Glloboçicë

Me qëllim të realizimit të projektit “Sanimi i rrëshqitëses në rrugën Hani i Elezit-Gorancë” duke filluar nga datë 09.05.2020 (e Shtunë) do të mbyllet për qarkullim për kohë të pacaktuar rruga kryesore Hani i Elezit-Gorancë-Glloboçicë.

Gjatë zhvillimeve të punimeve në sanimin e këtij segmenti të rrugës, Komuna e Hanit të Elezit dhe Kompania e cila do të zhvillojë punimet, kanë mundësuar qarkullim të papenguar për banorët e e kësaj komune dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar në këtë relacion se do të jenë të kalueshme:

Rrugë primare: Hani i Elezit-Meliq-Rezhancë-Gorancë-Globoçicë dhe anasjelltas

Rrugë alternative: Hani i Elezit-Seqishtë-Krivenik-Gorancë – Globoçicë dhe anasjelltas Hani i Elezit-Pustenik-Rezhancë -Gorancë – Globoçicë dhe anasjelltas.

Për të gjitha zhvillimet dhe punimet në këtë projekt do të njoftoheni me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme.