Mbyllet për dy ditë një rrugë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllet për dy ditë korsia e djathtë e rrugës “Muharrem Fejza”.

Kjo për shkak të disa sanimeve në rrugë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Për arsye të disa sanimeve në rrugë, korsia e djathtë e rrugës 📍“Muharrem Fejza” nga rrethrrotullimi i rrugës “B” do të mbyllet:

🗓️Ditën e shtunë 24.06.2023, dhe të dielë 25.06.2023

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Krenar Xh Xhaferi

#kryeqyteti

#prishtinapraktike💙