Mbyllet një rrugë në Prizren deri më 2 shtator

Rruga një kahëshe nga Hamami në drejtim të Shtëpisë së Kulturës në Prizren, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve nga data 29 gusht deri më 02 shtator.

Sipas njoftimit të komunës së Prizrenit, rruga e do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve për shkak të rehabilitimit të rrugës, në kuadër të “Rehabilitimi i rrugëve, trotuarëve dhe shesheve në Komunën e Prizrenit”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, nga data 29 Gusht 2022 deri më 02 Shtator 2022, Rruga e Farkatarëve (rruga një kahëshe nga Hamami nē drejtim të Shtëpisë së Kulturës) do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve për shkak të rehabilitimit të rrugës, në kuadër të “Rehabilitimi i rrugëve, trotuarëve dhe shesheve në Komunën e Prizrenit”.

Faleminderit për mirëkuptim!