Autostrada

Mbyllet një pjesë e Autostradës “Ibrahim Rugova”

Segmenti i Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë do të mbyllet për qarkullim për të gjitha automjetet.

Kjo u bë e ditur nga Ministria në detyrë e Infrastrukturës dhe Ambientit, siç thuhet në njoftim, për nevoja të Operatorit të Sistemit ,Transmisionit dhe Tregut KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë koridorit të Autostradës, “Ibrahim Rugova”- R7.

Mbyllja e segmentit të Autostradës Kyqja Prizren Veri – Kyqja Suharekë, do të bëhet sipas orarit në vijim:

Datë: 08.05.2020, ora 08:00 – 18:00, dhe

Datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00.