Mbyllet gjithçka, Sejdi Hoxha i jep mbështetje Ramiz Lladrovcit

Kandidatura e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit edhe për një mandat, është mbështetur fuqishëm nga kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ndërsa pas heshtjes disa ditore të kryetarit të degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, mbrëmë ai është shfaqur i hareshëm në një takim me kryetarin Lladrovci.

Në një sofër gjigante të ulur këmbëkyq përkrah Lladrovcit e Hoxhës janë parë edhe aktivistë të vjetër të PDK-së në Drenas.

“Tatari i raftë në fije ka thënë moti Ramiz Lladrovci”, ka shkruar sipër fotografisë së postuar në Facebook, Fatmir Baliu.

Fiks një javë pasi Driton Ajazi njoftoi se është kandiduar nga dega e Drenasit, kryetari i Ajazit, Hoxha, është parë në shoqëri të Lladrovcit.