Mbyllet biznesi verfikues i bombolave, nuk ka klientë VIDEO

Asnjë bombolë gazi nuk u testua në Kosovë, që nga paslufta.

Ani pse në baza vjetore, qindra mijëra të tilla importohen nga shtetet e rajonit për të vazhduar drejt shpërndarjes nëpër amvisëri dhe biznese.

Madje, një kompani që kishte licencë për një veprimtari të tillë, u detyrua ta pushoi atë meqenëse nuk kishte interesim të bizneseve e amvisërive për verifikimin e sigurisë së këtyre mjeteve bartëse të gazit.

Kjo, pavarësisht se “Shala Gas”, me 150 mijë Euro investim, ishte e vetmja me leje nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, për kalibrimin dhe certifikimin e këtyre bombolave.