Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet më interesante që po zhvillohen sonte në Ligën e Kombeve.

Franca e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale (1-0) ndaj Suedisë, me golin e shënuar nga Kylian Mbappe në minutën e 43’të. Kjo ndeshje po zhvillohet në ‘Friends Arena’ të Suedisë dhe është e vlefshme për grupin e tretë në Ligën A.

Me rezultat të njëjtë edhe portugezët i mbyllen 45 minutat e parë ndaj kroatëve. Golin e vetëm e shënoi Joao Cancelo në minutën e 41’të.

Kjo ndeshje po zhvillohet në ‘Estadio do Dragao’ të Portugalisë dhe gjithashtu është e vlefshme për grupin e tretë në Ligën A.