Mbyllen për vizitorë disa pjesë të Murit të Madh të Kinës

Disa seksione të Murit të Kinës afër Pekinit do të jenë të mbyllura për vizitorët nga e shtuna.

Autoritetet përgjegjëse kanë thënë se kjo po bëhet për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Pos këtij vendi atje pritet për vizitorë të mbyllen edhe ”Varreza e Dinastisë Ming dhe Pylli i Faltoreve do të mbyllen, transmeton Klan Kosova.

Virusi që është shfaqur atje deri tani jetën ua ka marrë 26 personave, po ashtu edhe 830 të tjerë janë të prekur.

Vendi më i prekur nga ky virus është provinca Hubei, gjithashtu masat e bllokimit po rriten në  gjithë provincën Hubei të Kinës në një tentim për të kontrolluar përhapjen e virusit.