Mbyllen për qarkullim disa rrugë në Podujevë

Komuna e Podujevës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është ndryshuar kahja e qarkullimit të automjeteve në një segment të rrugës “Zahir Pajaziti”.

Po ashtu rrugës “Afrim Zhitia” i është ndryshuar kahja nga shkolla “Naim Frashëri” deri tek rreth-rrotullimi, qarkullimi bëhet në të kundërtën e asaj që ishte deri më tani.

Përmes një kumtese për media, komuna ka njoftuar se rruga “Bahri Fazliu” tani është e hapur në dy drejtimet, nga udhëkryqi tek QKMF deri tek rruga mbrapa objektit të ri të komunës.

Për shkak të vazhdimit të punimeve në realizmin e projektit, ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” është mbyllur për qarkullim. Për këtë arsye është vendosur që disa rrugëve në qytet t’iu ndryshohet kahja e qarkullimit me qëllim të vetëm për të shmangur tollovinë në komunikacion. Rruga “Bahri Fazliu” tani është e hapur në dy drejtimet, nga udhëkryqi tek QKMF deri tek rruga mbrapa objektit të ri të Komunës. Po ashtu rrugës “Afrim Zhitia” i është ndryshuar kahja nga shkolla “Naim Frashëri” deri tek rreth-rrotullimi, qarkullimi bëhet në të kundërtën e asaj që ishte deri më tani”, thuhet në njoftimin e komunës.