Mbyllen ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kualifikohen në çerekfinale

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme (e diel) në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Malisheva janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, falë fitoreve të arritura, shkruan Demokracia.com.

“Kuqebardhët” nga Anamorava kanë triumfuar thellë 4:0 ndaj Vjosës së Shtimes në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Malisheva e Bylbyl Sokolit fitoi pastër 2:0 përballë Fushë Kosovës.

Ndeshja tjetër mes Beharit dhe Prizrenit i takoi skuadrës vendase që fitoi me rezultat të pastër 3:0.

Nesër zhvillohet edhe dueli i fundit mes Prishtinës dhe Dukagjinit, pasi u anulua shkaku i kushteve atmosferike.