Mbyllen 22 lokale masazhi, arrestohen nëntë persona

Policia e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka bërë të ditur se në kuadër të disa operacioneve policore, ka arrestuar nëntë persona si dhe ka mbyllur 22 sallone masazhi, janë mbyllur, pas disa aksioneve policore lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.

“Policia e Kosovës ka nisur një aksion që do të vazhdojë tërë vitin. Është bërë inspektimi i vendeve sensitive ku mund të ketë viktima të trafikimeve njerëzore, që fatkeqësisht po identifikohen në sallonet e masazheve”, u tha ndër tjera në konferencën e policisë.

Sipas zyrtarëve policor, janë inspektuar 48 lokacione, prej të cilave 22 janë mbyllur, kurse të arrestuarit dyshohen për veprat penale ‘detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.