Mbyllen 2 rrugë, në Prishtinë, shkaku i punimeve 12-ditore

Prej të së shtunës, 19 shtator deri me 31 dhjetor 2019, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.

Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstrukimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega”.

Komuna e Prishtinës falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe i lut ata që të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit.

loading…