Mbyllen 150 shkolla në Shqipëri

36 657 nxënës dhe studentë më pak të regjistruar në institucionet arsimore se dy vite më parë në të gjithë Shqipërinë.

Në vitin 2018 numri i regjistrimeve ra në 641 161 nxënës dhe studentë gjithsej, 1.8% më pak se në vitin 2017. Ndërsa nga viti 1991 deri më sot sektori i arsimit është reduktuar me 35%.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se vitin e kaluar ka pasur 13 141 nxënës më shumë në arsimin 9 vjeçar se në këtë vit shkollor, pavarësisht se ai është arsim i detyruar.

Ndërkohë që në arsimin e mesëm numri i regjistrimeve u ul me 3 416, kjo pasi ka pasur një rritje të nxënësve të gjimnazet profesionale. Ndërkohë që rënie ka pasur edhe regjistrimi i fëmijëve në kopshte nga 81 mijë në 2017 në 78 mijë 900 në 2018.

Për shkak të braktisjes së shkollave nga nxënësit, janë mbyllur 150 shkolla këtë vit, kryesisht në rrethe.

Gjithashtu ka pasur dhe rënie të trupës pedagogjike. Nga 43 700 mësues në 1991, vitin e parë të tranzicionit, sot numërohen vetëm 33 731 mësues