Biznesmeni i deklaruar si homoseksual Elton Ilirjani është përplasur në rrjetet sociale me Robert Berishën.

Biznesmeni i deklaruar si homoseksual Elton Ilirjani ka treguar nëpërmjet një postimi zënkën me Robert Berishën.

E gjithë kjo sipas Eltonit se ai e kishte uruar Arilena Arën dhe i kishte thënë se  e meritonte fitoren më pas nuk ka munguar komenti i Robertit i cili i është drejtuar se nuk ka vesh për muzikë dhe me disa fjalë të tjera.

“Mbylle Instagramin se i trishtove fëmijët me këtë fytyrë….le ta blejë një pasqyrë AI gruaja jote dhe shikoje veten pak të lutem…ti s’ke vesh për muzikë se besoj çdo vrimë në trup e ke të dëmtuar.” ka shkruar Roberti.

Pikërisht këto komente vetë Ilirjani i ka publikuar në një foto, teksa krahas saj shkruan se Berisha e ka qejf mikrofonin.

“Ky eshte Robert Berisha, ky burri qe ben si Maço dhe ngre ne krahe gay per fame neper TV dhe me drejtohet mua me nje fjalor ordiner… lexoni se çfare thote dhe kuptoni qe e ka fiksim mikrofonin ne goje dhe ne vesh sepse e paska provuar ta fuse ne vesh i qenka demtuar! Si pabyths qe eshte me ka bere edhe block! Turp! Dhe per cfare? Sepse urova @arilenaaraa qe sipas mendimit tim e meritonte! Nejse katundare si ky Berti ka me shumice edhe ne Kosove se Tiranas nuk behet dot ky gojeshqyeri!”- shkruan Eltoni.

Kujtojmë se Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të këngës në RTSH me këngën “Shaj”.