‘Mbushnin kamionin me drogë’/ Mes të arrestuarve 2 shqiptarë, trafikantë të mëdhenj të kokainës në këtë shtet

Autoritetet e policisë greke kanë sekuestruar 25 kilogramë hashash dhe 3.6 kilogramë kokainë, ndërsa ‘truri’ i këtij grupi mendohet të jetë një biznesmen i njohur në Heraklion.

Grupi ishte i përbërë nga shtatë anëtarë, raportojnë mediat greke.

Sipas tyre, “truri” i grupit është një 51-vjeçar, i cili jeton në një zonë të Komunës së Hersonissos, po ashtu anëtarë të tij janë një pensionist 71-vjeçar, i cili thuhet të ketë qenë krahu i djathtë i ‘turit’, djali i këtij të fundit 50-vjeç, dy shqiptarë nga Athina 44 dhe 42-vjeç, një 40 vjeçar nga Heraklion dhe një grua 46 vjeç.

Prokuroria greke kishte informacione se 51-vjeçari dhe 71-vjeçari trafikonin sasi të mëdha droge në Heraklion. 51-vjeçari dyshohet se njihte trafikantë droge jashtë vendit dhe rregullonte shitjet duke biseduar me ta në internet.

71-vjeçari, i cili konsiderohet krahu i djathtë i 51-vjeçarit, thuhet se ka lehtësuar transportimin e drogës e cila vinte nga jashtë dhe e ka futur atë në Greqi. Por kohët e fundit kishte informacione se ai kishte përfshirë në trafikun e drogës edhe djalin e tij 50-vjeçar.

Sipas policisë, kjo është një organizatë kriminale që solli drogë nga jashtë, duke përdorur portet e Igumenicës dhe Patras si porta hyrëse.

Lidhur me rolin e shqiptarëve, ata thuhet se janë trafikantë të mëdhenj të kokainës në Athinë dhe njëri prej tyre, siç zbulohet nga Creta24, thuhet se është “truri” i arratisjes së Paleokostas.

Si merrej droga?

Më 27 janar, policia zbuloi se 50-vjeçari, djali i numrit 2 të grupit, po udhëtonte me një kamion në vendet evropiane duke transportuar ushqim. Kamioni arriti në Holandë ku mori kanabis dhe kokainë.

Disa ditë më vonë, policia u informua se 71-vjeçari do të ngjitej në Athinë për t’u takuar me trafikantët shqiptarë. Zyrtarët e Prokurorisë së Drogës Heraklion u shkuan në Athinë dhe në bashkëpunim me

kolegët e tyre atje gjetën kamionin në zonën e Scaramanga dhe zbuluan se një nga shqiptarët i dorëzoi 7,000 euro 71-vjeçarit dhe transportoi drogë nga kamioni në një taksi të drejtuar nga shqiptarë.

Sekuestrimi

Në atë moment, policia u shfaq para tyre dhe i arrestoi. Nga një kontroll u gjetën gjashtë kuti me rreth 25 kilogramë kanabis, si dhe një sasi kokainë me peshë 3 kilogramë e 660 gramë.

Po ashtu u sekuestruan edhe 7 mijë eurot që shqiptari i kishte dhënë më parë 71-vjeçarit. Lidhur me 51-vjeçarin, i cili ishte në Kretë, ai u gjet dhe u arrestua në një plazh.