Mbushja e bordeve me militantë të VV-së nga Albin Kurti, reagon AAK-ja

Time Kadrijaj, deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes llogarisë së vet zyrtare Facebook, ka krituar vendimin e qeverisë Kurti për emërimin e bordeve të reja.

Ajo ka thënë se Kurti shkarkon borde dhe pa ligjshëm emërton borde pa konkurse dhe pa konsultuim me ambasadën britanike.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ja qfarë bënë qeveria e shkarkuar. Shkarkon borde dhe pa ligjshem emërton borde pa konkurse e as pa konsultim me ambasaden britanike.
Ata ne vazhdimesi kanë proklamiar se keto borde janë politike, e tash për 50 dite në vazhdimesi po bajnë punsime politike.

Sonte brenda natës shkarkoj disa borde komplet, e menjëherë ka emeruar borde tjera.

Dhe ne njerin prej bordeve emrohet kandidati i VV për deputet.
Drejtor të bordit të ndërmarrjes publike qëndrore të kompania rajonale të ujësjellsit e ka emëruar Mentor Hysenin.