Studiuesit

Mbulesat e shtratit në spital me baktere edhe pas pastrimit

Edhe pas një pastrimi të plotë, gjurmët e baktereve që shkaktojnë diarre mund të mbeten në mbulesat e shtratit të spitalit, raportojnë studiuesit.

Studimi i ri sugjeron që çarçafët mund të transmetojnë infeksione të ‘Clostridium difficile’ në mes të pacientëve dhe madje edhe midis spitaleve sipas studiuesve britanikë.

C.difficile është një infeksion simptomatik për shkak të bakterit që formon spore. Në formën e butë, mund të shkaktojë diarre të holluar me ujë. Por në disa raste ai përparon në inflamimin e zorrës së trashë dhe humbjen e veshkave.

“Gjetjet e këtij studimi mund të shpjegojnë disa shpërthime sporadike të infeksioneve ‘C.difficile’ në spitale nga burime të panjohura”, tha Katie Laird, autori kryesor i studimit.

Në testet e tyre, studiuesit i lanë copëtimin e pambukut të kontaminuar ‘C. Difficile’ në një makinë larëse me detergjent industrial në temperatura të larta të dezinfektimit edhe pas kësaj gjetën gjurmë të baktereve.