Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se primare për të dhe shtetin e tij është mbrojtja e Kievit, kryqytetit ukrainas.

“Kharkovi dhe Kievi janë aktualisht objektivat kryesore për Rusinë. Terrori tyre ka për qëllim të na thyej neve dhe rezistencën tonë. Ata po shkojnë drejt kryeqytetit tonë si dhe në Kharkiv. Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit tonë sot është prioriteti kryesor për shtetin”, shkroi Zelensky në Facebook, raporton CNN.

Ai ka thënë tutje se “Kievi është i veçantë”.

“Nëse mbrojmë Kievin, mbrojmë shtetin. Kjo është zemra e vendit tonë, prandaj duhet të vazhdojë të rrahë, dhe, do të vazhdojë të rrahë deri të triumfojë”, u shpreh ai.

Në këtë mesazh për ukrainasit, Zelensky e përshkroi sulmin rus si një akt terrorist.