Sulmi ndaj Izraelit

Mbrojtja e Izraelit ndaj sulmit të Iranit kushtoi 1.3 miliardë dollarë

Izraeli arriti të mbrohej në mënyrë të suksesshme nga një sulm masiv lëshuar prej Iranit, ku qindra dronë dhe raketa u nisën drejt shtetit hebre.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, 99% e sulmeve u interceptuan dhe pjesa tjetër goditën zona pa shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore, pranë bazave izraelite.

Megjithatë, kjo mbrojtje e hekurt e Izraelit për vetëm një natë, kushtoi plot 1.3 miliardë dollarë.

Janë këto përllogaritjet e bëra sa i takon gjithë aseteve që Izraeli përdori në pak orë mbrojtje.

Shumica e të ardhurave të shpenzuara gjithsesi mendohet se ka të bëjë me fondet amerikane për ndihmën.

Kështu, IDF ka kapur 103 raketa balistike mbi Izrael.

Kostoja e çdo interceptimi në Ametz Hatz është rreth 1.85 milion dollarë, (kuptohet vetë – pjesërisht ose kryesisht financim amerikan).

Kostoja e çdo interceptimi duke përdorur një “shkop magjik” është rreth 700 mijë dollarë.

Supozohet ndërkaq se shumica e përgjimeve janë kryer duke përdorur një përgjues të vetëm në secilën raketë, për konsiderata logjike ushtarake të ekonomisë së armatimit dhe një aftësi përgjimi me katër shtresa në rast të dështimit të përgjimit të parë.

Kostot e interceptorëve dhe raketave të lundrimit janë dukshëm më të ulëta.

Nga kjo, rezulton se mbrojtja në terma të gjerë kushtoi rreth një miliardë shekel e gjysmë (1.3 miliard dollarë), duke përfshirë koston e karburantit.