Mbrojtja e Arbër Sejdiut kundërshton masën e paraburgimit

Arbnora Shefkiu, avokatja e të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Arber Sejdiu, ka thënë se do të ankohen për vazhdimin e masës së paraburgimit për 2 muaj që iu vazhdua sot klientit të saj.

Ajo ka thënë që s’ka kushte për vazhdimin e kësaj mase, ani pse se ka pranuar ende arsyetimin e gjykatës.

 “Sot e kemi pranuar vendimin e gjykatës qe i ka vazhduar edhe për 2 muaj masën e paraburgimit deri me 18 janar 2022. Realisht ankesën do ta paraqesim pasi konsiderojmë se s’ka kushte për vazhdim te masës së paraburgimit por gjithsesi do ta shohim me gjere arsyetimin se ende se kemi pranuar” ka thënë Arbnora Shefkiu.

Arbnora Shefkiu, që mbron Arbër Sejdiun, tregoi edhe arsyen se pse klienti saj ka vendosur të mos deklarohet para prokurorit.

“Jemi takuar me te edhe i kemi sqaruar te gjitha çështjet, i njëjti është njoftuar qe mundësitë për me ju vazhdu janë me te mëdha. Arsyeja qe s’është deklaruar është se jemi njoftuar vetëm 4 ore ma herët dhe s’jemi përgatitë për me dhëne një deklarate dhe gjithashtu mungonte raporti i autopsisë” tha Shefkiu

Shqyrtimi gjyqësor pritet të fillojë pas raportit të mostrave të ADN-së për Arbër Sejdiun, Dardan Krivaçen e Marigona Osmanin.

“Klienti im e ka dhëne një deklarate dhe pas shqyrtimit gjyqësor do ta sqaroje me detajisht. Jemi ne pritje te raportit te mostrave te ADN-se te Arber Sejdiut, Dardan Krivaçes dhe Marigona Osmanit, pastaj pritet edhe shqyrtimi gjyqësor” përfundoi ajo.