Mbrojtja e afërt e Kurtit mobilizohet, çanta antiplumb gjatë vizitave

Kryeministri Kurti vazhdimisht po shoqërohet nga mbrojtja e afërt të cilët në numër janë njëjtë si në të kaluarën, mirëpo tani ata po bartin pajisje speciale për të siguruar jetën e Kurtit në rast të ndonjë sulmi të mundshëm, shkruan Reporteri.net.

Sot Kurti bëri një vizitë zyrtare në Komunën e Prishtinës, ku u takua me kryetarin Shpend Ahmeti.

Gjatë shkuarjes në Komunë është vërejtur se pjesëtarët e sigurimit të kryeministrit në detyrë, tani me vete po bartin çanta të zeza të cilat shndërrohen në antiplumb.

Rikujtojmë se Kurti së fundi ka pranuar kërcënime nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, mirëpo deri tani nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj organizate.