‘Mbrojtësi’ i Kievit, 67-vjeçari sfidon moshën: S’e kisha menduar kurrë se do të mbaja armë

Krismat e forta kumbojnë çdo disa minuta nga mbrojtja ajrore ukrainase që përpiqet të mbrojë Kievin. Nën ta, Dr Igor Nesteruk, mendon pallton e tij të papërshtatshme të lëkurës së deleve.

“Çfarë mendoni?”-thotë Nesteruk, duke u rrotulluar. Profesorit të matematikës iu dhurua nje pallto nga fqinjët kur iu bashkua Forcave të Mbrojtjes Territoriale javën e kaluar.

“Shumë unisex?,”-pyet ai. Palltoja është po aq e re për Nesteruk, 67 vjeç, pasi kallashnikovi i ishte varur në mënyrë të sikletshme në trup.

“U rreshtova herët dhe e mora ditën e parë të pushtimit. Isha me fat që e mora. Janë në mungesë tani. Nuk ua japin më pleqve si unë.”

Nesteruk mund të jetë vullnetari më i vjetër që mbron rrugët e lagjes së tij në Kiev, Tatarka, por larg nga civili më i moshuar ukrainas që merr armët në mbrojtje të qytetit. Ditët e fundit kanë sjellë implikimet e plota të betejës së afërt për forcat e mbrojtjes së Kievit, ndërsa ato shikojnë me tmerr bombardimin e zonave civile të qyteteve lindore dhe jugore të Ukrainës. Pasi u përgatitën për një përpjekje ruse për të pushtuar qytetin në dy ditët e para të pushtimit, ata tani po përgatiten për bombardime të ashpra dhe luftime rrugë më rrugë.

“Kiev është zemra jonë, ajo nuk do të bjerë kurrë,”-deklaron Mikhail, 46 vjeç, një nga bashkëmbrojtësit e Nesteruk të pjesës së tyre të Kievit. Mikhail vjen me origjinë nga Kharkiv dhe është ambivalent se sa fuqishëm qyteti i tij i lindjes do të përballej me sfidën ruse, duke qenë shumë më afër gjigantit fqinj.

Kievi është një histori tjetër, këmbëngul ai, megjithëse duke parë bombardimet e Kharkivit, kapjen e Khartoum-it dhe rrethimin e Mariupol-it, kanë qenë të vështira për t’u parë nga forcat e tyre të vogla në dy ditët e fundit.

Puna e fundit e Nesteruk para se t’i bashkohej rezistencës civile ishte të shkruante një dokument epidemiologjik mbi kohëzgjatjen e papritur të gjatë të shpërthimeve të Omicron dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për kontrollin e pandemisë. Ai nis një bisedë mbi punën që po bënte për parashikimin e Covid-it përpara se të sillet sërish në Tokë nga pyetjet rreth rolit të tij aktual.

“Kurrë nuk e kam menduar në moshën time se do të mbaja një armë. As unë nuk di vërtet se si ta qëlloj,”-pranon ai me turp.

Kievi, vullnetarët e dinë shumë mirë, tani është i rrethuar nga veriu dhe lindja, megjithëse përparimi rus, përfshirë autokolonën e gjatë të blinduar të frikshme të parë nga sateliti, është ngadalësuar dukshëm nga rezistenca ukrainase. Dronët e lehtë të prodhimit turk Bayraktar kanë sulmuar automjete në pika të ndryshme përgjatë zinxhirit të tij prej 40 miljesh. Një këngë e re pop që i bën nder arritjeve të Bayraktarit është bërë virale në mediat sociale ukrainase.