Mbrojtësi Lucas Hernandez do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madridit edhe për pjesën e mbetur të sezonit.

Kështu deklaroi agjenti i francezit, duke hedhur poshtë të gjitha zërat për kalimin e 22-vjeçarit te Bayern Munchen gjatë merkatos së janarit.

Gjermanët ishin të gatshëm që të paguanin klauzolën e lirimit nga kontrata prej 80 milionë eurosh, por diçka e tillë nuk u pëlqeu spanjollëve, të cilët tashmë këmbëngulin për të rinovuar me lojtarin kampion bote me Francën në Rusi 2018.

Megjithatë për të shuar të gjitha zërat ka menduar agjenti i Hernandez, i cili ka pranuar se po negocion me drejtuesit e Atleticos për të rinovuar kontratën e mbrojtësit.