Mbreti i Tajlandës, izolohet në karantinë bashkë me 20 çika haremi (video)

Maha Vajiralongkorn, asht Mbreti i Tajlandës dhe nga shumë atje përmendet dhe si baba i vendit. Asht qejfli dhe haremin e ka plot me çika, por që t’i merrte me vete dhe jashtë vendit, kjo nuk dihej.

Tash, ai ka mbetë në izolim, në Gjermani, vetë i njizetenjitë, bashkë me 20 femna haremi mbretnor.

Mediat gjermane dhe ato britanike, tue i kushtue jehonë këtij lajmi, pohojnë se ai ka mbetë në hotelin ma luksoz gjerman, “Grand Hotel Sonnenbichl”, të cilin e ka prenotue të gjithin për vete dhe percjellësit e tij.