Mbreti Charles nderon Tina Turner, kënga e saj luhet në Buckingham Palace

Pas vdekjes së Tina Turner, në moshën 83-vjeçare, Mbreti Charles III ka miratuar një homazh për Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll-it.

Të premten, në oborrin e Buckingham Palace, për nder të saj u luajt një nga hitet më të mëdha të Tinës, ‘The Best’.

Banda e Gardës së Uellsit së bashku me Batalionin e Parë të Trupave të Drums të Gardës së Uellsit luajtën një variant të këngës ikonike në një ceremoni nderuese.

Tina vdiq të mërkurën për shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të gjatë, e përkeqësuar nga kanceri i zorrëve, presioni i lartë i gjakut dhe transplantimi i veshkave.