Mbretëria e Bashkuar në OKB: Asociacioni të themelohet sa më shpejt

Koordinatori kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Fergus Eckersley, ka thënë se është koha që Kosova të angazhohen në dialog dhe të shmangin retorikën e ashpër.

Ai ka thënë se të dy palët janë zotuar për themelimin e Asociacionit dhe ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen që sa më shpejt të ndodh themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Mirëpresim progresin e bërë në dialogun e Brukselit. Është koha që dy palët të angazhohen në dialog dhe të shmangin retorikën. Kosova dhe Serbia e kanë zotuar për themelimin e  Asociacionit dhe të dy palët duhet të angazhohen në mënyrë sa më shpejtë që ky Asociacion të themelohet sa më shpejt”, ka thënë ai.

“Inkurajojmë të dy palët që të zbatojnë atë që janë zotuar”, ka përfunduar diplomati britanik./Express/