Mbretëresha e Danimarkës, e para monarke që merr vaksinën anti-Covid

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës, është bërë e para nga familjet mbretërore evropiane që ka marrë vaksinën Anti Covid.

80 vjeçarja ka marrë vaksinën në Ditën e Vitit të Ri, bëhet e ditur në një deklaratë të shkurt të lëshuar për medie, raporton Daily Mail.

Po ashtu është konfirmuar se dozën e dytë do ta marrë pas tri javësh.

Ndërkohë, nga Buckingham Palace kanë refuzuar të tregojnë nëse Madhëria e saj apo Prince Philip kanë filluar të marrin vaksinën Covid19, duke shtuar se kjo është çështje private.