Mbretëresha Camilla

Mbretëresha Camilla flet për Kate Middleton në mes të betejës me kancerin

Mbretëresha Camilla ka bërë një përditësim lidhur me shëndetin e Princeshës Catherine në mes të betejës së saj me kancerin.

Javën e kaluar, Princesha e Uellsit tronditi botën kur njoftoi se ajo ishte diagnostikuar me kancer pasi më parë iu nënshtrua një operimi abdominal.

Të mërkurën, Mbretëresha Camilla, vizitoi një treg fermerësh si pjesë e një ngjarjeje zyrtare mbretërore në Shreësbury, Angli, dhe gjatë vizitës së saj, gruaja e mbretit Charles foli për shëndetin e Kate.

“Unë e di që ajo është e emocionuar nga të gjitha mesazhet dhe mbështetjen që ka marrë”, tha Mbretëresha Camilla, sipas The Sun.