Mbrëmë e krahasoi me Thaçin, sot gazetari dhe Kurti pajtohen! Njëri iu bije tupanave e tjetri këndon!

Nga Studio e “Pressing” të T7 mbrëmë, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili po kandidon për Kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, ka tentuar ta shpotis drejtuesin e Emisionit “DPT te Fidani”, ku kohë më parë ka qenë mysafir një zyrtar tjetër i VV’së, Glauk Konjufca, nga ku i kishte dërguar porosi të forta LDK’së për cështjen e koalicionit parazgjedhor. Kurti ka thënë se DPT te Fidani është emision humoristik.

E kjo e ka nxitur reagimin e Jupollit, i cili në emisionin që e drejton ka thënë se dallimi ndërmjet Thacit e Kurtit është “2 – 3 libra më shumë” dhe se në esencë ata janë të njëjtë. Të martën, ata kanë bërë paqe mes vete.

Një përplasje që nisi të hënën mbrëma kur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ishte i ftuar mysafir në Pressing të T7, një paraqitje televzive që tashmë do të mbahet mend për një rekord shikueshmërie, në peizazhin medial kosovar, është shuar të martën orët e pasditës. Dy protagonistët, politikani Albin Kurti e gazetari Fidan Jupolli që u përplasën virtualisht nëpër studio televizive, ia kanë shtrirë dorën njëri-tjetrin në një nga lokalet e Prishtinës, ku kanë bërë edhe pak qejf. Gjithcka ka nisur kur Kurti e ka quajtur emisionin DPT te Fidani “emisioni humoristik” edhe pse aty bashkëpartiaku i tij Glauk Konjufca kishte bërë deklarata të forta politike në raport me LDK’në, me të cilën VV’ja po përpiqej të garonte me një listë zgjedhore.

Pas kësaj, Gazetari Fidan Jupolli ka reaguar duke thënë se emisioni i tij është politiko satirik ndërsa më pas kur ka filluar emisioni Jupolli e ka krahasuar Kurtin me Hashim Thaçin duke thënë se dallimi ndërmjet tyre është vetëm 2-3 libra të lexuar. Pra, Kurti është pak më i lexueshëm se Hashim Thaci. Por, e gjithë kjo ka marrë fund të martën.

Jupolli dhe Kurti janë parë në disponim të mirë. Ata kanë bërë edhe fotogradi ndërkohë që në një nga lokalet e famshme të natës në Prishtinës kanë gjetur kohë edhe për pak rock muzikë, Kurti në rolin e bateristit ndërsa Jupolli në rolin e këngëtarit.