Mblidhet kryesia e LDK-së, pritet adresim nga Isa Mustafa

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie.

Mbledhja pritet të jetë e mbyllur për media, ndërsa pas kësaj pritet që të ketë konferencë.

Adresim do të bëjë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.