Mblidhet Kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Kryesinë e partisë.

Në takimin që ka filluar në ora 11:00 do të diskutohet për zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe listën e kandidatëve për deputetë.

LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Nga kjo parti kanë thënë se janë afër finalizimit të koalicionit parazgjedhor me AKR-në.

Vendi ka shkuar në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij për vepër penale.