Mblidhet kryesia e Kuvendit, pritet procedimi i sërishëm i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 14:30 për të diskutuar rreth pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është procedimi i sërishëm në seancën e ardhshme parlamentare për votim në parim të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 dhe Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë do të diskutohet edhe për përgatitjen e seancës së re plenare ku parashihet të zgjedhet Avokati i Popullit.

Deputetët pritet ta formojnë Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo shumicë si dhe zëvendësimin e anëtarit të Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga Qeveria.