Zgjedhjet

Mblidhet KQZ-ja, vendoset për qendrat e votimit në zgjedhjet e 21 prillit

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhje duke filluar nga ora 13:30.

Aty janë disa pika që do të shqyrtohen dhe miratohen.

“1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Listës Preliminare të Votuesve;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të Votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
  2. Njoftimit për ndërrimin e qendrës së votimit, kundërshtimit dhe konfirmimit të LV-së;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;”, shkruan në njoftimin e KQZ-së.