Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në mesin e pikave të diskutimit të këtij takimi është edhe shqyrtimi i listës së qendrave të votimit jashtë Kosovës.
“Shqyrtimi dhe miratimi i listës së qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve”, bën të ditur KQZ-ja.







