Mblidhet KQZ: Diskutohet për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30, ku pritet të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, teksa mbledhja vjen vetëm një ditë pasi Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Rendi i ditës për këtë mbledhje është:

  1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes 38 dhe 39.2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
  2. Njoftim lidhur me raportin e vlerësimit të materialeve zgjedhore dhe implikimet buxhetore pas shtyrjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës;4. Raport i Këshillave të KQZ-së:
    Këshilli për Çështje Ligjore– Shqyrtimi dhe miratimi i interpretimit ligjor, lidhur me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim e Partive Politike dhe Certifikim për publikimin e raporteve vjetore financiare të Partive Politike për vitin 2019.– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Yenilikçi Türk Hareket Partisi’ (YTHP).– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndërrim të logos të partisë politike Partia Socialdemokrate (PSD).– Shqyrtimi dhe aprovimi i Udhëzimit Administrativ nr. 01/2020 për Publikimin dhe Përditësimin e Informatave në Ueb Faqen e KQZ-së dhe Procedurës për Publikimin dhe Përditësimin e informatave në Ueb Faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.5. Të ndryshme;

Kujtojmë se Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar, pasi Agim Veliu mori postin si ministër i Punëve të Brendshme, fillimisht në Qeverinë Kurti e më pas edhe në atë të drejtuar nga Avdullah Hoti.