Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, nuk dihet për çka u diskutua

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhje për të diskutuar rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i këtij komisioni.

Siç ndodh rëndom që pas mbledhjes t’u drejtohet gazetarëve kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, kësaj radhe ajo nuk e ka bërë, me arsyetimin se këtë do ta bëjë javën e ardhshme.