Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, pritet finalizimi i listës me emrat për deputetë

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nisur edhe takimi i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku temë diskutimi pritet të jetë përpilimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Nga ky takim i Këshillit të Përgjithshëm pritet që të miratohet lista finale e emrave të kësaj partie për deputetët.

Kjo pasi që të premten është afati i fundit kur edhe duhet të dorëzohen listat me emrat e atyre që kandidojnë për deputetë.

LDK’ja në këto zgjedhje do të garojë e vetme, ndërsa Vjosa Osmani është kandidate për kryeministre.

loading…