Bruskel

Mblidhet Këshilli i BE-së, diskutohet për Ballkanin Perëndimor dhe mandantin e FSK-së

Shefat e diplomacisë së vendeve të Bashkimit Evropian në takimin e së hënës, më 10 dhjetor do ta shqyrtojnë situatën në Ballkanin Perëndomor.

Ata do të flasim për sfidat më të cilat po përballen vendet e rajonit në planin e brendshëm dhe atë ndërfqinjësor.

Pritet që Këshilli i BE-së ta përseris qëndrimin se Kosova duhet ta tërheqë taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu shefat e diplomacive të BE-së pritet të flasin edhe për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ata sipas të gjitha gjasave do ta mbeshtesin qëndrimin e NATO-s se Ushtria e Kosovës duhet të formohet bazuar në ndryshimet Kushtetuese.

Megjithatë, Ushtria tashma është punë e kryes, pasi që SHBA-të i kanë dhënë mbështetje të fuqishme.

Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor do të votojë përfundimisht shndërrimin e FSK-së në Ushtri. /Ballkani.info/