Mblidhet deputetët e VV-së, pritet të diskutohet edhe për seancën e zgjedhjes së presidentit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mbajë takim gjatë ditës së mërkurë.

Siç merret vesh, në këtë takim pos që do të diskutohet për ndarjen e komisioneve parlamentare, pritet të diskutohet edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, gjegjësisht të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri.