Mitrovicë

Mblidhen serbet në veri, çfarë veprimesh do të ndërmarrin nesër?

Struktura civile dhe paramilitare të serbëve në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur të enjten pasdite. Aty kanë prezantuar edhe njerëz nga strukturat e Republikës së Serbisë.

Burime të institucioneve të sigurisë i kanë thënë Insajderit se ky takim ka përfunduar pa ndonjë vendim.

Takimi ishte thirrur në lidhje me veprimet që mund të ndërmerreshin nga ta lidhur me veprimet e institucioneve në Prishtinë për ta formuar Ushtrinë e Kosovës që do të transferohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Insajderi merr vesh se një pjesë e njerëzve me ndikim nga Serbia ishin pro idesë që të premten së paku të bllokohen disa rrugë nëpër enklavat serbe, por pjesa e serbëve kosovarë nuk janë pajtuar me këtë ide.

Këto ditë Isnajderi ka raportuar se struktura paralele në veri, po planifikonin që të ndërmerrnin veprime jo krejt ligjore për të penguar formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Madje edhe KFOR-i të enjten e ka shuar prezencën në Veri, derisa thonë që ishte ushtrim rutinor.