Një numër i konsiderueshëm i serbëve janë mbledhur në Gazimestan.

Për çdo 28 qershor një pjesë e rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë bllokohet. Aty shtohet edhe numri i policëve.

Edhe këtë të diele serbët kanë filluar të vijnë për festën e njohur si Vidovdani, që zhvillohet tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit.

Një numër i konsiderueshëm i serbëve kanë filluar të vijnë në këtë ceromoni, derisa shumica janë duke arritur me vetura edhe nga Serbia.

Të njëjtit nuk respektojnë distancën fizike, e nuk janë të pajisur me maska e doreza, raporton KosovaPress.

Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 631-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.