Gjykata Kushtetuese pritet të marr sot vendimin për të ardhmen politike në vend.
Por, këtë vendim do ta bëjë publik ditën e nesërme të premten kur edhe është afati i fundit i publikimit të vendimit.
Gjyqtarët janë në mbledhjen finale, pas së cilës pritet të bëhet publik vendimi, më pas i njëjtit do të ju nënshtrohet edhe procedurave që janë para publikimit.
Dokument vendimi duhet të protokollohet të përkthehet në gjuhet zyrtare më pas të bëhet publik.
Gjyqtarët janë brenda Gjykatës Kushtetuese pa telefona mobilë, ndërsa sot pritet të merret vendimi rreth kësaj çështjs së mandatarit për formimin e Qeverisë.







