Mbledhja e LDK-së e cila ka filluar në orën 13:00 që po mbahet në zyret qendror të saj, po vazhdon të jetë me dyer të mbyllura.
Bëhet e ditur se takimi po vazhdon të mbahet pa pranin e mediave,përcjell Ballkani.info
Zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa ka bërë të ditur se nuk do të ketë konferencë për media për këtë takim, pa dhënë ndonjë detaj rreth takimit, përcjell Ballkani.info.
Ndryshe, LDK që tashmë është në proces të brendshëm zgjedhor i cili po vazhdon të përcjellet me rrahje të njëpasnjëshme nëpër degë të ndryshme, ku edhe thuhet që arsyeja kryesore e këtij takimi pikërisht janë rrahjet.







