Lisa Fiekowski

Mbledhësja e plehrave i habit të gjithë, ka 7 milionë euro prona

Ajo quhet Lisa Fiekowski dhe është mbledhëse plehrash në New York dhe për banorët vendas është shumë e njohur bashkë me “karrocën” e saj një Toyota rrangallë e 93-it.

Mirëpo ajo që nuk dinë fqinjët e saj është se Lisa ka prona me vlerë mbi 8 milion dollarë. Po, po e dëgjuat mirë! Babai i Lisës është investues, ndërsa mamaja e saj është një biznesmene e njohur që udhëton në mbarë botën.

Lisa nuk është një mbledhëse kanaçesh si gjitha të tjerat, pasi ajo është diplomuar në ekonomi, madje ka punuar për disa vite në një kompani me emër.

Para 10 vitesh Lisa “ndërroi profesion”, i cili është edhe hobi i saj: mbledhja e plastikës dhe metaleve nëpër plehra.

Lisa thotë:

Kjo punë më mban në formë, dhe pse nuk fitoj më shumë se 20-30 dollarë në ditë. Unë jam një bohemiane e modës së vjetër. Është e trishtueshme që njujorkezët nuk i pranojnë më njerëzit aq lehtë si dikur.”
Ndërkohë që burri i Lisës punon si ekonomist dhe fiton 180 mijë dollarë në vit, Lisa nuk i ndahet plehrave edhe pse të gjithë kanë kundër saj.

Familjarët e Lisës nuk e kuptojnë dot stilin e saj të jetesës, por askush nuk ka mundur ta ndalojë.

Ja pra, në New Yorkun që ka popullsi 3 herë më të madhe se e gjithë Shqipëria, askush nuk i ndalon njerëzit të mbledhin kanaçe dhe shishe. Bashkitë në Shqipëri tregojnë forcën me këtë kategori njerëzis.


Një nga pronat e saj në 60 Hamilton Terrace, Nju Jork, vlen rreth 4 milion dollarë.