Mbillen fidane në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit

Me qëllim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit të pastër, Zyra e Koordinatores Zhvillimore të OKB-së, së bashku me Komunën e Obliliqit dhe “Let’s do it Kosova” organizojnë aktivitet të mbjelljes së fidanëve në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Kryetari i Komunës, Koordinatorja Zhvillimore e OKB-së, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, ambasadorë, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, udhëheqësi i “Let’s do it Kosova”, përfaqësues të agjencive të OKB-së, përfaqësues të komunitetit lokal, shoqërisë civile, etj.

Ngjarja shënon fillimin e punëve në parkun e planifikuar dhe financuar kryesisht nga Komuna e Obiliqit.

Paralelisht në punëtorinë e Balkan Sunflowers në komunitet, fëmijët dhe të rinjtë do të zhvillojnë emërtimin dhe logon e parkut.